Eros Grezda i ka dhënë fund aventurës me Rangers. Klubi i famshëm skocez pagoi 2 milionë sterlina tek Osijek gushtin e vitit 2018 dhe gjakovari i kombëtares firmosi një kontratë 4-vjeçare.
Aventura në ishull nuk ka shkuar mirë për të. Sezonin e kaluar ia doli të zhvillonte disa paraqitje pozitive dhe shënoi 2 gola, ndërsa këtë sezon u aktivizua me ekipin U21 të Rangers. Palët kanë ndërprerë marrëveshjen dhe 24-vjeçari, i cili numëron 12 ndeshje dhe 1 gol me Shqipërinë, ka zgjedhur ekipin e ri.
Grezda do të rikthehet në Kroaci tek Osijek, ekipi ku zhvilloi performanca pozitive dhe shpërtheu në sezonin 2017-2018. SunSport raporton se klubi skocez ka përfshirë një klauzolë që do i sjellë fitime nëse lojtari i kombëtares shqiptare shitet në të ardhmen. /abcnews.al