Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat në RMV, Lirim Hajredini

schedule13:25 - 13 Gusht, 2026

schedule 13:25 - 13 Gusht, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e medias në Maqedoninë e Veriut. Lirim Hajredini, 38 vjeç, drejtori i televizionit “Alsat”, është gjetur pa shenja jete në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rreth orës 09:25 të 13 gushtit 2026, në SPB Shkup është raportuar për një person të plagosur pranë një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov”.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Stacionit Policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhej fjalë për L.H., 38 vjeç, nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.



Autoritetet bëjnë me dije se Hajredini ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende për t’u përcaktuar.

Trupi është dërguar për procedurat përkatëse mjeko-ligjore, ndërsa hetimet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën dhe shkaqet e ngjarjes. Në këtë fazë, nuk ka një konkluzion zyrtar për rrethanat e vdekjes.

Humbja e Hajredinit ka shkaktuar tronditje te kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ai kishte punuar për më shumë se 16 vite në televizionin “Alsat”. Deri në momentin e raportimit, televizioni nuk kishte bërë një reagim zyrtar për ngjarjen.

Hajredini kishte një eksperiencë të gjatë në sektorin e medias, ku ishte angazhuar në menaxhim, marketing, strategji biznesi dhe produksion televiziv. Krahas aktivitetit profesional në media, ai kishte punuar edhe si përkthyes i literaturës profesionale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!