Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Krujë/ Evakuohen banorët në lagjen “Abaze”, ndërhyrje me helikopter për izolimin e vatrave

schedule08:11 - 13 Gusht, 2026

schedule 08:11 - 13 Gusht, 2026

Gjatë natës, si rezultat i përhapjes së madhe të flakëve në lagjen “Abaze” të Krujës, është bërë evakuimi i banorëve.

Disa forca zjarrfikëse, ato të ushtrisë, kanë operuar në zonë me qëllim mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Mëngjesin e së enjtes, një helikopter nis operacionin nga ajri, duke mundësuar izolimin e vatrave të zjarrit.



Yllka Sheta, nënkryetari i Bashkisë Krujë, tregon për një koordinim të operacioneve me grupet zjarrfikëse, ato të policisë, që ndihmuan banorët për evakuim.

Në zonat e tjera, si në “Bojë” dhe “Halilaj”, situata është nën kontroll.

Në lagjen “Abaze” janë të përqendruara të gjitha forcat për neutralizimin e zjarreve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!