Shqipëria duket se po kthehet në një burim frymëzimi për fqinjët përtej Adriatikut kur bëhet fjalë për integrimin e teknologjisë në institucione. Inovacioni i guximshëm me “Diellën”, e cila bëri histori si figura e parë publike dhe “ministrja” e parë me Inteligjencë Artificiale në Shqipëri, ka hapur rrugën për eksperimente të ngjashme edhe në Itali. Tanimë, modeli i përfshirjes së AI në jetën publike po gjen zbatim në qeverisjen lokale italiane. Eva Statiella eshte keshilltarja me e re bashkiake ne Qytetin Acqui Terme ne Rajonin Veriur te Piemontes. Eva nuk eshte nje person real porn je avatar I gjeneruar duke perdorur Inteligjencen Artificiale njesoi si Diella.
Eva Statiella u prezantua në muajin qershor nga Danilo Rapetti, kryebashkiaku i Acqui Terme, një qytet me rreth 19,000 banorë në provincën e Alessandrisë. Këshilltares virtuale iu dhanë portofole specifike që mbulojnë ceshtjet sociale dhe humane , inteligjencën artificiale dhe tranzicionin dixhital.
Eva është trajnuar dhe testuar prej disa muajsh. Ajo ka marrë pjesë në mbledhjet e këshillit, ka dëgjuar diskutimet, ka hartuar tekste e dokumente dhe ka dhënë opinionin e saj kur i është kërkuar për çështje të ndryshme.
Megjithatë, zyrtarët theksojnë se pozicioni i saj është rreptësisht konsultativ. Ajo nuk mund të marrë vendime politike apo të nënshkruajë akte administrative, dhe as nuk njihet ligjërisht si anëtare e këshillit. Zyrtarisht, ajo është përcaktuar si një “anëtare dixhitale, konsultative dhe jo-vendimmarrëse e këshillit bashkiak”.
Detyra praktike e Evës është të analizojë kërkesat e qytetarëve dhe të ndihmojë në uljen e burokracisë, duke punuar krah për krah me një këshilltar duke balancuar perdorimin e Inteligjences Artificiale me pervojen reale administrative.
Ashtu si Diella në Shqipëri, edhe Eva ka një prani vizuale, megjithate sic do risi e ketyre permasava, por ky eksperiment nuk ka kaluar pa polemika. Opozita e qytetit ka ngritur shqetësime në lidhje me privatësinë dhe sigurinë, veçanërisht pasi aftësitë e Evës pritet të zgjerohen. Për momentin, Kryebashkiaku e kornizon Eva Statiellën si një mjet për të kuptuar se çfarë ndodh kur sistemet e Inteligjencës Artificiale marrin një rol më aktiv në vendimmarrje, dhe jo domosdoshmërisht si një instalim të përhershëm të qeverisjes lokale.


