Kapet autori i vrasjes në Korcë Kristjan Sterjo.
Mësohet se pas disa orësh kërkime policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës.
Policia po bën shoqërimin në komisariat të autorit Kristian Sterjo duke vazhduar më pas me proçedurat e tjera, ndërsa më pas ai do të dërgohet në burgun e Drenovës.
Sakaq nga efektivët është gjetur edhe arma e krimit, me të cilën Sterjo vrau 20 vjeçarin.
Mësohet se autori e kishte hedhur armën në zonën e quajtur “fusha e druve” ku kishte qëndruar i fshehur gjatë këtyre orëve.
Joan Zuko, 20 vjeç, u ekzekutua me kallashnikov në Korçë këtë të shtunë nga Sterjo, i cili e ndoqi deri në hyrje të një pallati dhe më pas e qëlloi për vdekje me kallashnikov.
Joan Zuko prej më shumë se një viti punonte në Forcat e Armatosura.


