Nje investigim nga Sky News hedh drite mbi nje nga rruget qe, sipas medias britanike, perdorin rrjetet e kontrabandes per te futur emigrante ne Mbreterine e Bashkuar.
Ne qender te investigimit eshte nje trafikant shqiptar, i cili pretendon se, kundrejt 24 mije paundeve, mund te organizoje kalimin e nje emigranti nga Shqiperia deri ne Londer. Sipas tij, udhetimi realizohet me pasaporta te falsifikuara dhe automjete luksoze qe kalojne permes Tunelit te Kanalit La mansh.
“Duhen 24 mije paund dhe çdo gje do te shkoje ne rregull.”
Sipas Sky News, kontrabandisti thote se emigranti udheton ne sediljen e pasagjerit te nje automjeti tip Range Rover, me vlere rreth 100 mije paund, dhe kalon kontrollet kufitare me dokumente te falsifikuara.
“Kalon me makine qe kushton 100 mije paund dhe askush nuk kupton gje.”
Por, sipas investigimit, per shume emigrante veshtiresite nuk perfundojne me kalimin e kufirit. Shume prej tyre perballen me shfrytezim dhe detyrohen te punojne per rrjetet kriminale per te shlyer borxhet ndaj kontrabandisteve.
“Mendova se do te vdisja. Udhetova per shume ore ne kabinen e nje kamioni. Nuk mund te rrije i qete asnje minute. Shqiptaret qe vijne ne Angli detyrohen te bejne pune te jashteligjshme. Zgjodha te trafikoja droge, sepse ishte menyra me e lehte per te bere para. Qendroja i mbyllur ne shtepi, i frikesuar nga policia dhe nga grupet e tjera kriminale qe mund te vinin te me vidhnin drogen ose te me vrisnin. Arrita te shlyeja te gjitha borxhet qe kisha.”
Hetimi ngre gjithashtu shqetesime per sigurine e kontrolleve kufitare britanike. Nje ish-oficer i Border Force, me eksperience pune ne Britani dhe vende te tjera te Evropes, deklaron se stafi perballet me mungese personeli dhe presion te vazhdueshem. Sipas tij, edhe pse kontrollet jane te avancuara, rrjetet e kontrabandes po perdorin metoda gjithnje e me te sofistikuara, duke shfrytezuar dokumente autentike te vjedhura ose pasaporta te falsifikuara qe ngjajne me origjinalet.
Nderkohe, sipas Home Office, kerkesat per azil nga personat qe kane hyre ilegalisht ne Mbreterine e Bashkuar me kamione ose automjete kane rene me 25 per qind gjate vitit te fundit. Autoritetet britanike deklarojne gjithashtu se, qe prej zgjedhjeve te fundit, kane larguar nga vendi rreth 70 mije persona pa te drejte qendrimi. / abcnews.al /


