Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tre makina përfshihen nga flakët gjatë natës në Durrës, policia nis hetimet

schedule08:47 - 7 Gusht, 2026

schedule 08:47 - 7 Gusht, 2026

Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Mjetet ishin të parkuara në rrugë, ndërsa sipas të dhënave paraprake të policisë, zjarri dyshohet se ka nisur fillimisht në kazanët e mbeturinave dhe më pas është përhapur drejt automjeteve të parkuara aty pranë.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tre makinat, ndërsa ndërhyrja e një skuadre të repartit zjarrfikës bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.



Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e kartonëve apo mbetjeve në kazanët e plehrave, ndërsa përhapja e flakëve mund të jetë favorizuar nga era.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!