Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Fier

schedule08:18 - 6 Gusht, 2026

schedule 08:18 - 6 Gusht, 2026

Sokol Hoxha është ekstraduar në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u arrestua në muajin maj në shtetin e Ohajos nga autoritetet amerikane.

Hoxha rezulton i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 në Patos, Fier. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u lokalizua nga autoritetet amerikane, të cilat bënë të mundur arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Përveç dënimit në Shqipëri, Sokol Hoxha është dënuar edhe nga autoritetet belge me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit. Sipas hetimeve të autoriteteve belge, ai kishte lidhur një martesë fiktive me viktimën dhe më pas e kishte shfrytëzuar për prostitucion, përpara se ta vriste.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!