Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

India heq dorë nga blerja e aeroplanëve të rinj luftarakë rusë

schedule18:15 - 5 Gusht, 2026

schedule 18:15 - 5 Gusht, 2026

India nuk do të blejë në një të ardhme të afërt aeroplanë të rinj luftarakë rusë të familjes Sukhoi, përfshirë modelin Su-57, deklaroi sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Indisë, Rajesh Kumar Singh.

Sipas tij, autoritetet indiane aktualisht janë të përqendruara në modernizimin e flotës ekzistuese të aeroplanëve dhe jo në blerjen e mjeteve të reja ajrore. India tashmë disponon rreth 260 aeroplanë Su-30MKI, të cilët prodhohen në vend me licencë ruse.

Duke folur për mundësinë e blerjes së avionëve të rinj Sukhoi, Singh tha “jo, nuk kemi shqyrtuar blerjen e avionëve të rinj Sukhoi. India po punon në mënyrë aktive për modernizimin e avionëve Su-30 që tashmë i prodhojmë me licencë ruse”.



Sipas portalit Defence Security Asia, pala ruse i kishte ofruar më herët Indisë blerjen e 36 deri në 40 avionëve Su-57.

Presidenti rus, Vladimir Putin kishte deklaruar në muajin qershor se Moska ishte e gatshme t’ia furnizonte Nju Delhit këta avionë luftarakë të gjeneratës së pestë.

Deklarata e zyrtarit indian tregon se, të paktën për momentin, India i jep përparësi përmirësimit të kapaciteteve të flotës ekzistuese ajrore, ndërsa blerja e avionëve të rinj rusë nuk është pjesë e planeve afatshkurtra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!