Dashi
Ata që janë në një lidhje do të ndihen të plotësuar dhe nuk do të kërkojnë të bëjnë asgjë të re. Çdo moment do të jetë i veçantë. Do të ketë dashuri me shikim të parë sot për beqarët dhe shumë gjëra do të ndryshojnë përgjithmonë. Sektori i financave do të vazhdojë të mbetet delikat. Merrni sa më shpejt masat e duhura dhe bëni një riorganizim të situatës. Po latë gjithçka pas dore, do të mbeteni me xhepat bosh shumë shpejt.
Demi
Asnjë planet nuk do ta turbullojë sot jetën tuaj në çift dhe ju do të bëni atë që ndjeni. Besimi do të jetë reciprok dhe toleranca gjithashtu. Beqarët do të jenë indiferentë ndaj ftesave që do t’ju bëhen dhe ka rrezik të mbeten për shumë kohë me atë status që kanë. Jo gjithmonë jepen mundësi aq të mira. Perspektivat në planin financiar do të jenë shumë më të mira, prandaj edhe gjendja do të fillojë të stabilizohet.
Binjakët
Do të flirtoni sot me partnerin dhe do ta bëni atë të dashurohet edhe njëherë si më parë. Gjithçka do të jetë më e këndshme dhe emocionet do të jenë më të fuqishme. Beqarët do ta kenë të vështirë të fillojnë një lidhje sepse mundësitë që do t’u jepen nuk do të jenë të mira. Në planin financiar do të tregoheni shumë të matur dhe gjendja do të vazhdojë të mbetet e qëndrueshme. Bravo edhe për mënyrën e organizimit.
Gaforrja
Mërkuri do të jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjellë probleme dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Beqarët do të ndihen gjithë kohës të përhumbur dhe nuk do të përfitojnë sa duhet nga mundësitë që do t’u jepen për takime. Në planin financiar nuk do të ketë asnjë lloj problemi. Përfitoni për të shlyer disa borxhe të hershme sepse më vonë nuk i dihet.
Luani
Ambienti në jetën tuaj në çift do të fillojë të ngrohet pas mesditës. Deri atëherë mundohuni të qëndroni paksa larg atij që dashuroni në mënyrë që të shmangni konfliktet. Mbrëmja do të jetë goxha emocionuese. Beqarët do të realizojnë një takim të veçantë, i cili do t’ua ndryshojë ekzistencën. Në planin material çdo gjë do të ecë më së miri. Nuk do të keni kurrfarë problemi.
Virgjëresha
Falë ndikimit të madh të Diellit dhe Venusit, jeta juaj në çift do të jetë shumë e bukur. Do ta rivendosni bashkëpunimin dhe çdo gjë do t’ju ecë si e keni menduar gjithmonë. Beqarët do të afrohen me një person që e kanë njohur pak kohë më parë dhe do të zbulojnë tipare të veçanta, të cilat do t’i tërheqin pa fund. Financat nuk do të jenë të këqija, megjithatë tregohuni më të arsyeshëm.
Peshorja
Jeta sentimentale do të jetë prioritet gjatë gjithë kësaj dite për ju. Do të mundoheni ta surprizoni në çdo moment partnerin tuaj në mënyrë që të rikthehet edhe njëherë pasioni i zjarrtë si në fillim. Beqarët duhet të qëndrojnë larg disa personave që do të mundohen t’i joshin me para. Në planin financiar do të keni vështirësi të shumta dhe vetëm falë ndihmës së familjarëve.
Akrepi
Ditë shumë e bukur dhe e këndshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni mjaft mirë në krahët e partnerit tuaj dhe do të jeni gati për të marrë vendime. Beqarët duhet të tregohen sa më të matur në mënyrë që të mos e lëndojnë veten. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe sepse mund të mbeteni shumë shpejt pa asnjë para në xhep.
Shigjetari
Priten vështirësi të njëpasnjëshme sot në jetën tuaj në çift. Nuk do të merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do të preferoni të qëndroni larg njëri-tjetrit. Beqarët do të njihen me dikë gjatë një mbrëmjeje të organizuar nga kompania ku punojnë. Buxheti nuk do të jetë i keq. Shpenzoni për gjërat e domosdoshme dhe paratë e tjera hiqini mënjanë. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër.
Bricjapi
Duhet të mos nxitoheni për asnjë gjë sot ju të dashuruarit, sepse situata ka rrezik t’ju dalë jashtë kontrollit. Nuk duhet as t’u besoni thashethemeve të atyre që ju rrethojnë. Beqarët nuk do të jenë me fat dhe nuk do të realizojnë dot takimet që kanë menduar. Në planin financiar do të keni vështirësi të njëpasnjëshme dhe do t’ju duhet të bëni sakrifica për t’ia dalë.
Ujori
Për sa i përket jetës suaj në çift, duhet thënë se ajo do të ecë mirë edhe pse do ta lini paksa pas dore. Do të merreni me një çështje jetike, e cila mund t’jua ndryshojë përgjithmonë të ardhmen. Beqarët do të realizojnë disa takime interesante, por që nuk do t’i bëjnë të ndihen të plotësuar. Në planin financiar duhet të mos bëni gabime sepse, përndryshe, gjithçka do t’ju dalë jashtë kontrollit.
Peshqit
Do të jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe do të debatoni me të edhe për detaje të vogla. Ka rrezik ta prishni me dorën tuaj harmoninë. Beqarët do të jenë impulsivë dhe do të pranojnë të dalin me cilindo pa e kuptuar se disa do të kërkojnë t’i lëndojnë. Me financat tregohuni të moderuar dhe kufizoni shpenzimet sa të mundni. Vetëm në këtë mënyrë do t’ia dilni mbanë.


