Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.


