Pas Champions, Egantia nis një tjetër kapitull në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë sfidën e tyre të parë në raundin e tretë të Europa League në transfertë kundër Shamrock Rovers në orën 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede kërkon të dalë me një rezultat pozitiv nga Dublini, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në shtëpinë e saj.
Mungesat, por edhe ndryshimet e ditëve të fundit në tregun e transferimeve kanë përshtjelluar situatën te Egnatia. Por baza e ekipit mbetet e njëjtë dhe kampionët e Shqipërisë i kanë të gjitha shanset për të siguruar një vend në fazën e play off të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube.
Më parë, në orën 18:00 në fushë do të zbresë Dinamo City, që luan në transfertë kundër letonezëve të Auda sfidën e saj të vajtjes në raundin e tretë eliminator në Conference League.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk do të ndalet këtu në aventurën e saj europiane, ndërsa një rezultat pozitiv në sfidën e parë do ta ndihmonte edhe në ndeshjen e kthimit që do ta luajë në fushën e saj.
Dinamovitët do të mbështeten sërish te titullarët, ndërsa trajneri Daja pritet të bëjë vetëm një zëvendësim të detyruar në mbrojtje pas problemeve fizike të Përndrecës.


