Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tri vatra zjarri aktive/ Flakët përhapen nga temperaturat e larta, zjarrfikësit në terren

schedule13:05 - 3 Gusht, 2026

schedule 13:05 - 3 Gusht, 2026

SHQIPËRI- Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve. Në territorin e Bashkisë Finiq, një vatër zjarri është aktivizuar mbi vendin e quajtur Matomare.

Flakët po avancojnë, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes së tyre drejt fshatrave Kostar dhe Vllahat. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, një tjetër zjarr është regjistruar pranë fshatit Vanaj, në njësinë administrative Libofshë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, ndërsa ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës vijon për shuarjen e plotë të zjarrit.



Edhe në periferi të Cërrikut është regjistruar një vatër zjarri, ku flakët përfshinë ferra, shkurre dhe një parcelë me ullinj. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, zjarri u përhap me shpejtësi duke rrezikuar një banesë pranë zonës së përfshirë. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e dëmeve në banesë.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionet në terren për kontrollin e plotë të vatrave të zjarrit. /abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!