Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se është kapur duke lëvizur me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares.
Pas marrjes së një sinjalizimi për praninë e një personi të armatosur, forca të shumta policie janë angazhuar në zonë, duke ndërhyrë për lokalizimin, neutralizimin dhe shoqërimin e tij.
Ndërhyrja e policisë ka sjellë prezencë të shtuar të uniformave blu në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik.
Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i personit të arrestuar. Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, armën e sekuestruar dhe mënyrën e konstatimit të personit të armatosur.
Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë veprimet në terren, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


