Policia e Shtetit po kryen monitorime në të gjithë vendin për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje e vizitor, në zbatim të udhëzimit të rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmave.
Në një postim në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha se kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara do të përballet me pasojat.
Ai kujtoi se nga ora 20:00 deri në 24:00 niveli i lejuar i zhurmës, i matur në mjediset publike, është deri në 45 decibel.


