Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Italia pezullon “Schengen” me Spanjën për shkak të fluksit të emigrantëve në Ceuta

schedule20:32 - 31 Korrik, 2026

schedule 20:32 - 31 Korrik, 2026

Italia të premten pezulloi marrëveshjen “Schengen” me Spanjën, duke mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë pas fluksit të fundit të emigrantëve të parregullt në enklavën spanjolle Ceuta, raportoi media shtetërore italiane.

Ministria e Brendshme italiane urdhëroi mbylljen pas hyrjes së rreth 50 mijë emigrantëve në Ceuta që nga e enjtja, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Vendimi erdhi pas një vlerësimi nga Komiteti për Analizën e Migracionit dhe Sigurisë Kufitare, i kryesuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.



Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten e përshkroi hyrjen masive të emigrantëve në Ceuta si “sulm” dhe “shkelje të integritetit territorial të Spanjës”, duke u zotuar të rikthejë normalitetin “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, më shumë se 48 mijë nga rreth 50 mijë emigrantët që hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta që nga e enjtja janë kthyer tashmë në Marok.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!