Gazetarja Altiana Zogaj ka bërë të ditur se një informacion i mbërritur në Polici rreth tre ditë më parë ka çuar në zbulimin e mbetjeve mortore me origjinë njerëzore në një lokacion në Skenderaj, i cili prej vitesh përmendej nga familjet e personave të zhdukur nga Mitrovica.
Sipas informacionit të bërë publik nga Altiana Zogaj, rasti dyshohet të lidhet me zhdukjen e 28 personave gjatë luftës në Kosovë, pranë kufirit me Malin e Zi. Dyshohet se ata fillimisht janë plaçkitur dhe më pas janë ekzekutuar nga forcat serbe. Për 23 prej tyre ende nuk dihet fati, ndërsa pesë persona kanë arritur të largohen.
Po ashtu, sipas gazetares, dy shtetas serbë të arrestuar dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin ku u zhdukën këta persona.
“Informacioni ka shkuar para tre ditësh në Polici, në mënyrë rastësore nga një person se mund të ketë një varrezë masive. Është konfirmuar se ka mbetje mortore në atë lokacion që është përmendur nga shumë familje të Mitrovicës.
Është konfirmuar për mbetje mortore me origjinë njerëzore. Vendi ka qenë që mbrëmë i izoluar nga forcat policore, ku ka pasur vizitë edhe nga kryetari i Komunës së Skenderajt. Rasti lidhet me kalimin e 28 personave në kufirin me Malin e Zi, dyshohet se ata u plaçkitën e më pas u ekzekutuan nga serbët. Për 23 persona nuk dihet gjë për fatin e tyre që nga ajo kohë, ndërsa 5 të tjerë u larguan. Dy të arrestuarit serbë dyshohet se kanë marrë pjesë në atë sulm serb.”


