Tirana ka zbarkuar në Turqi dhe po përgatitet intensivisht për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit futbollistik. Me ekipin nuk kanë udhëtuar Dorian Kërçiku dhe Eni Imami, të cilët e kanë mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë.
Gjithashtu në kryeqytet ka mbetur edhe sulmuesi Ismael Dunga, i cili pas operimit në gju vijon me fazën e riaftësimit dhe shpresohet që në fillim të muajit shkurt të jetë gati. Ndërkohë ka edhe një risi në stafin teknik.
Erjon Xhafa, i cili u bë pjesë e stafit të Ardian Memës, është rikthyer sërish te Tirana. Ai do të jetë krahu i djathtë i Emanuel Egbo, ndërkohë që edhe përgatitësi atletik Kosta Janis mbetet pjesë e stafit. /abcnews.al