Me ftohjen e motit jetesa në çadër për familjen Prini në fshatin Mazhe po bëhet e pamundur.
Trinjakët e kësaj familje tregojnë se sa e vështirë është të jetosh në këto kushte teksa ju duhet të ndjekin dhe shkollën. Por të mësuarit në çadër është një sakrificë e jashtëzakonëshme për këta fëmijë që ndjekin klasën e tetë.
“Në çadër është shumë ftohtë”, shprehen ata.
Edhe nëna e tyre tregon se pas tërmetit të 26 nëntorit po kalojnë ditë vërtet të vështira.
“Në çadër jetojmë deri ditën kur ka rënë tërmeti”, tregon nëna e fëmijëve.
Por në të njëjta kushte, jeton edhe familja e Ramazan Dacit. Pas shkatarrimit të shtëpisë nga Trëmeti, çadra është streha e vetme për të dhe gjashtë pjetarët e familjes së tij.
“Presim nga shteti përgjigje”, thotë ai.
Edhe për këtë zonjë, e cila prej disa ditësh është vendosur në kontiner, gjendja nuk është aspak e lehtë.
“Çadrën na e ka sjellë turku, jemi dy familje këtu”, tregon ajo.
Tërmeti i 26 nëntori la pas dëme të shumë materiale në fshatin Mazhe të Krujës, pas verifikimeve në terren shumë banesa u shpallën të pabanueshme. Por për banorët rindërtimi i tyre është i pamundur për shkak të kushteve të rënuara ekonomike./abcnews.al