Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vihet nën kontroll zjarri në Voskopojë, vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave

schedule20:15 - 22 Korrik, 2026

schedule 20:15 - 22 Korrik, 2026

Situata e zjarrit të rënë në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Njësinë Administrative Voskopojë, është aktualisht nën kontroll.

Sipas informacioneve më të fundit nga autoritetet, forcat në terren po vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura aktive. Zona e prekur përbëhet kryesisht nga shkurre dhe pisha të rralla.

Efektivët janë organizuar në dy grupe pune, duke ndërhyrë njëkohësisht në të dyja vatrat e zjarrit. Paralelisht, po krijohet një perimetër izolues për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.



Autoritetet bëjnë me dije se forcat e angazhuara do të vijojnë operacionin në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa priten përditësime të tjera në varësi të zhvillimit të situatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!