Mario Balotelli në histori me këtë statistikë. Më 6 janar të vitit 2010 ai shënoi golin e parë të dekadës në Serie A dhe e bënte me fanellën e Interit në një ndeshje kundër Chievo. Sulmuesit iu dha mundësia për të bërë atë që s’e ka bërë askush.
Brescia-Lazio, ndeshja e parë kësaj dekade në Itali dhe Balotelli sërish në fushë. Sulmuesi në minutën e 18-të, pas një topi të gjatë në zonën e ekipit kundërshtar, ia doli të gjuante me shënjestrën e duhur drejt portës dhe Thomas Strakosha e pësoi.
Edhe në ndeshjen e vitit 2010, Balotelli e ka pasur një shqiptar si kundërshtar dhe bëhet fjalë për ish-sulmuesin Erjon Bogdani, asokohe pjesë e Chievo. /abcnews.al

