Një pneumoni misterioze e llojit viral ka bërë që në Kinë të shpallet gjendja e alarmit dhe të aktivizohen protokolle shëndetësore emergjente. Në areroporte dhe në Hong Kong janë izoluar pesë raste.
Ndërsa në rrjetet online shumëfishohen mesazhet e shqetësimit për ngjashmërinë e simptomave fillestare me at të SARS. Ky i fundit nisi të përhapet nga Kina në periudhën 2002 – 2003 dhe shaktoi vdekjen e 744 personave. Autoritetet shëndetësore kineze bëjnë të ditur se rastet serioze janë 44 nga të cilët 11 konsiderohen në gjendje të rëndë, duke nisur nga data 27 dhjetor.
Në përpjekje për të shmangur alarmin kolektiv, policia ka ndaluar tetë persona me akuzën e përhapjes së informacioneve të rreme që qarkullonin në internet. Analizat për të zbuluar natyrën e infeksionit vazhdojnë, por janë përjashtuar menjëherë mundësitë rreth ekzistencës së një virusi të zakonshëm. Deri tani janë 121 personat që mbahen në vëzhgim. Organizata botërore e shëndetësisë po monitoron me vëmendje situatën dhe është në kontakt të vazhduaeshëm me autoritetet shëndetësore në Kinë.
Në Hong Kong ku aeroporti ndjek një protokoll të veçantë për udhëtarët që vijnë nga Uhan që është dhe zona më e prekur në Kinë, janë regjistruar dy raste të dyshimta. Gjithësesi të gjithë personat e dyshuar qe janë prekur nga ky virus misterioz, aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./abcnews.al