VIDEO | Doncic në historinë e Mavericks, por Charlotte Hornets e mërzit

schedule12:11 - 5 Janar, 2020

schedule 12:11 - 5 Janar, 2020

Luka Doncic vendor një tjetër rekord në basketbollin amerikan, në ndeshjen ndaj Charlotte Hornets. Ylli i Dallas Mavericks hyri në historinë e klubit të tij, edhe pse është vetëm 21 vjeç

Përpara tij, numri 1 në këtë renditje ishte Jason Kidd. Ish-ylli amerikan i Dallas Mavericks kishte arritur më shumë “triple double” se kushdo tjetër në historinë e klubit, por tani do të duhet të përgëzojë Luka Doncic.

Basketbollisti 21-vjeçar e rriti edhe më tej legjendën e tij në NBA, duke arritur të realizojë për të dhjetën herë “triple double” këtë sezoni, një më shumë sesa Kidd, e duke qenë më i miri I Dallasit për të gjitha kohërat.

Nuk ishte një “triple double” i zakonshëm, pasi Doncic shënoi plot 39 pikë, ndërsa u mbajt në fushë për më shumë se 43 minuta në ndeshjen që përfundoi pas kohës shtesë, pra që zgjati 53 minuta gjithsej.

Lumturia e ish-lojtarit të Realit të Madridit nuk ishte e plotë, pasi Dallas Mavericks u mund në fushën e vet nga Charlotte Hornest me rezultatin 120-123. Doncic pati edhe 12 topa në tabela e 10 asiste, si dhe dy vjedhje topash.

Slloveni është një nga shënuesit më të mirë të sezoni, me 911 pikë gjithsej, duke lënë pas yje të tillë si LeBron James, Russell Westbrook apo Kaëhi Leonard. Ai është i treti në renditjen e shënuesve në NBA,  pas James Harden dhe Giannis Antetokounmpo, si dhe i treti në renditjen e asisteve, i lënë prapa vetëm nga LeBron Xhejms dhe spanjolli Riki Rubio.

Dallas Mavericks, ndërkaq, është në vend të 6-të në Perëndim, me 22 fitore e 13 humbje, shumë më mirë sesa vjet, por ende jo një skuadër që mund të pretendojë seriozisht titullin në NBA. /abcnews.al