Ishte si një lëvizje shahu. Nuk ndodhi si në 2010, kur Andres Iniesta i dha Spanjës titullin botëror me gol në minutën e 116-të, pra fare pranë penalltive.
Në finalen e kësaj të diele në Nju Xhersi, Ferran Torres goditi sërish në kohën shtesë, në minutën e 106-të. Ylli i Barcelonës erdhi nga stoli për t’i dhënë ekipit Kupën e FIFA-s, ndërsa nuk ishte rasti I parë që një zëvendësues tundte rrjetën në finale.
Historia nisi në 1978, kur Dik Naninga barazoi 1-1 për Holandën në finalen e Kampionatit Botëror ndaj Argjentinës në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit. Ishte minuta e 80-të, edhe pse kjo nuk I pengoi “gauçosit” që të shpalleshin kampione të botës me Mario Kempesin në fushë.
Kaluan katër vjet dhe në 1982 në “Santiago Bernabeu” të Madridit, një zëvendësues italian sigloi golin e tretë. Alesandro Altobeli goditi për 3-0 përballë Gjermanisë që thjesht ngushtoi shifrat në fund.
Në 1986, pra në Botërorin e radhës, Gjermania u kthye në barazim 2-2 kundër Argjentinës në stadiumin “Azteka” të Qytetin e Meksikos. Goli u shënua nga Rudi Fëler, sulmuesi që erdhi nga stoli, ndonëse Diego Armando Maradona e udhëhoqi ekipin argjentinas drejt trofeut të dytë në histori.
Në 2014, u shënua një nga rrjetat më dramatike dhe më vendimtare të finaleve, kur zëvendësuesi Mario Gëce i dha Gjermanisë fitoren 1-0 sërish ndaj njohjes së vjetër, Argjentinës, në stadiumin legjendar “Marakana” në Rio de Zhaneiro. Edhe kjo ndodhi në minutat e fundit të shtesës.
I fundit rast, sërish për infarkt dhe përcaktues ishte ky i Ferran Torresit. Argjentina ka qenë në 4 nga pesë finale të tilla, ndërsa Gjermania në tre./abcnews.al



