Sondazh

 

Zgjerimi i Botërorit, më shumë se një ide/ Një tjetër konfirmim për një turne me 64 skuadra nga viti 2030

schedule12:22 - 21 Korrik, 2026

schedule 12:22 - 21 Korrik, 2026

Një Kupë Bote me 64 skuadra po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Në një postim në llogarinë e tij në “X”, Alejandro Domínguez, presidenti i CONMEBOL, që është konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, njoftoi zgjerimin e mëtejshëm të turneut më të rëndësishëm, duke nisur nga edicioni i ardhshëm.

“Edicioni i radhës do të luhet në shtëpi. Në vitin 2030, Kupa e Botës vjen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai. Një mundësi e shkëlqyer që futbolli të festojë 100 vjetorin e turneut me një kompeticion me 64 skuadra.” Këto fjalë duket se përbëjnë një njoftim zyrtar, duke marrë parasysh se vetë Domínguez është një mbështetës i fuqishëm i Botërorit  të zgjeruar.

Momenti I këtij njoftimi është thuajse ideal, duke pasur parasysh se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi vetëm pak ditë më parë se ideja është në shqyrtim e sipër dhe se ekziston një gatishmëri e madhe për këtë mundësi: “Të gjithë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në Kupën e Botës, jo vetëm Evropa apo Amerika Latine. Kjo është padyshim një çështje që do të shqyrtohet dhe diskutohet në komitetet përkatëse pas kësaj Kupe Bote,”, deklaroi ai pak ditë më parë.



Ndërsa CONMEBOL po shtynpër një Kupë Bote me 64 eskuadra, të tjerë, si presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, argumentojnë se kjo është një “ide e keqe”. Kundërshtime ka shprehur edhe presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, I cili drejton Konferederatën e Amerikës së Veriut, Qëndrore dhe Karaibeve. Përtej konsideratave sportive, kjo është edhe një çështje politike: CONMEBOL, mbështetësi kryesor i zgjerimit të Kupës së Botës, tashmë e ka shprehur mbështetjen e tij për Infantinon në garën për rizgjedhje në vitin 2027. Pikërisht për këtë arsye, çështja e zgjerimit të Kupës së Botës 2030 mund të shndërrohet në një temë kyçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!