Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë

schedule12:57 - 17 Korrik, 2026

schedule 12:57 - 17 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky program është për bizneset e vogla dhe të mesme, e jo për ato të mëdha.

“Ministri i Bujqësisë dhe ministria janë të rëndësishëm për projektin. Kur vjen puna tek zhvillimi rural, ka një prioritet qeveria për të nxitur sa më shumë agropërpunimin. Te agropërpunimi kemi shumë potencial dhe kemi shumë hapësirë të pazhvilluar.



Elementi i ri i programit është mbështetja e shoqërive të përbashkëta në fshat dhe bashkitë. Kemi edhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit që ka pjesën e vet të procesit. Ky program është menduar për të vegjlit dhe të mesmit. Sipërmarrjet e mëdha nuk do kenë akses në këtë program. Paketa e Maleve është program tjetër ku mund të ketë konvergjencë për linjat e kredisë.

“Programi ka tavan prej dy milionë eurosh. Do ketë mbështetjen tonë. Do ngremë Task Force, për të analizuar në mënyrë periodike rezultatet dhe për të parë ku programi ka nevojë për ndërhyrje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!