Pas këtyre deklaratave të PD, ka reaguar një nga kandidatët e shortit me gogla për anëtar të KLP.
Kozma Jano i konsideron shpifje akuzat, se ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, madje thotë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i asnjë partie, por ka një karrierë të gjatë si avokat.
Jano thotë se emri i tij po përbaltet për arsye politike dhe i fton artikuluesit e akuzave ndaj tij t’i provojnë ato, ose t’i kërkojnë ndjesë publike.
Sipas avokatit Jano, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve i ka dërguar kuvendit dokumentin për pastërtinë e figurës së tij, në të cilën thuhet se Kozma Jano nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit./abcnews.al