Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parada e Madhe e 14 korrikut në Paris, Rama ndan pamjet: Edhe flamuri shqiptar valëvitet në Champs-Elysees

schedule10:49 - 14 Korrik, 2026

schedule 10:49 - 14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Rama ndau në rrjetet sociale momente nga Parada e Madhe e 14 korrikut në Champs-Élysées, Paris, ku parakaluan edhe efektivë të Forcave tona të Armatosura me flamurin kuqezi.

“Krenar për Shqipërinë”, u shpreh Rama, krahas pamjeve.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama mori pjesë në punimet e samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.



Takimi mblodhi në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!