Gazetarja Etleva Delia thotë se vrasja e Edmond Sulës në Vorë, duke e mirëmenduar dhe se autori, apo autorët e kanë studiuar zonën ku banonte 50-vjeçari.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Delia u shpreh se ka dyshime se Sula mund të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.
Delia shtoi se Sula ishte proceduar 28 herë dhe një nga pistat e hetimit.
“Duket që është ngjarje e mirëmenduar, autori, ose autorët e kanë studiuar zonën. Ka qëlluar nga distancë 50-70 metra, janë fshehur në një kanal dhe kanë qëlluar. Ka dyshime se mund të ketë qenë pushkë me dylbi snajperi. Viktima ka lënë makinën. Sa ka arritur tek dera, është qëlluar në shpinë. Nuk përjashtohet mundësia të ketë bashkëpunim, disa persona. Në regjistrat e policisë, viktima ka qenë person i proceduar 28 herë për vepra penale. Njihej si person konfliktual është proceduar për dhunë dhe kanosje. Flitet se mund të ketë ndonjë konflikt jashtë Shqipërisë”, theksoi gazetarja.
Sipas Deliajt, një nga pistat e hetimit është ajo e përfshirjes së tij në vrasjen e Indrit Çelajt në 2019.
“Ai u akuzua për përkrahje të autorit të krimit, u dënua me dy vite burg. Kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Viktima Indrit Çela jetonte në Tiranë. Djali ishte teknik kondicionerësh, ishte zhvendosur nga Mallakastra. Banesa ishte në pronësi të vëllezërve Pusi. Autori i dyshuar i ngjarjes ka debatuar se pse ka nisur punimet pa miratimin e tij dhe e qëlloi me plumb. Plani është organizuar më së miri për vrasjen e tij, duket disi e vështirë. Besohet se mund të ketë qenë dikush i paguar”, përfundoi Delia./abcnews.al



