Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë/ Tre të arrestuar, asgjësohen 436 bimë narkotike

schedule10:11 - 12 Korrik, 2026

schedule 10:11 - 12 Korrik, 2026

Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara në territor, nga toka dhe ajri, me përdorimin e dronëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin Jetmit Rrucaj, banues në Durrës. Ai u kap në fshatin Sheshaj të Mirditës, duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa të kultivuara në këtë zonë.

Në një tjetër rast, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestoi në flagrancë 47-vjeçarin Dritan Nikolli, banues në Fshat Laç, i cili u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.



Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan edhe 44-vjeçaren Vojsava Mercini, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës” në Laç u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo.

Në total, gjatë operacionit u zbuluan dhe u asgjësuan me anë të djegies 436 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!