Një 35-vjeçar humbi jetën dje në Korçë, teksa ishte duke punuar në një ndërtesë. Elvis Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar dy persona, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit. Ndërkohë, Loreta Dardha banore e Korçës është dëshmitare e asaj që ndodhi dje. Ajo rrefen për abcnews. al atë që ka parë.
“Dua të flas për atë moment. Nuk u kanë siguracion në punë. E morën për krahu dhe i merreshin mendtë, deri sa vajti në spital dhe morëm vesh që mbaroi. Punonte për një copë bukë që të mbante familjen e tij”, shprehet ajo./abcnews.al