Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Sulm kriminal ndaj bizneseve / Kryeministri reagon për “blozën e terrorit digjital” që dëmtoi turizmin në vend

schedule21:25 - 10 Korrik, 2026

schedule 21:25 - 10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative të publikuara në platformat online për një sërë hotelesh, bujtinash dhe restorantesh, duke e cilësuar situatën si një “sulm të organizuar” ndaj sipërmarrjeve shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se autoritetet shqiptare i janë drejtuar Google për ndihmë, me qëllim rikthimin e vlerësimeve të bizneseve që, sipas tij, janë dëmtuar nga një fushatë e koordinuar.

Sipas kryeministrit, rreth 10 mijë llogari të hapura enkas kanë organizuar dhe orkestruar një sulm ndaj bizneseve turistike, duke u hequr atyre vlerësimet pozitive të fituara nga klientët.



Kryeministri shton se Policia e Shtetit po vijon hetimet për atë që e konsideron një skemë kriminale, ndërsa, sipas tij, me ndihmën e Google, faqet e bizneseve po rikuperojnë gradualisht vlerësimet e tyre.

“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm

Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!