Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Aksident në Fier/ Makina përplaset me kamionçinën, lëndohet pasagjeri
schedule19:32 - 10 Korrik, 2026
schedule 19:32 - 10 Korrik, 2026

