Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Laç/ Arma dërgohet për ekspertizë, burime: Dyshohet të ketë qenë e viktimës

schedule11:19 - 10 Korrik, 2026

schedule 11:19 - 10 Korrik, 2026

KURBIN- 40-vjeçari Ilirjan Lika mbeti i vrarë pas atentatit të ndodhur në Laç, ndërsa hetimet e policisë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve hetimore, arma e zjarrit tip pistoletë e gjetur në vendngjarje është dërguar për ekspertizë me qëllim identifikimin e personit që e posedonte.

Hetuesit dyshojnë se arma mund t’i ketë qenë e  viktimës, e cila, sipas pistës kryesore të hetimit, dyshohet se ishte paraqitur e armatosur në derën e banesës së autorit të dyshuar.



Ky dyshim mbështetet edhe në konfliktet e mëparshme mes palëve. Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte pasur përplasje të vazhdueshme me autorin e dyshuar dhe më herët e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Në vendngjarje janë sekuestruar 10 gëzhoja, ndërsa 40-vjeçari mori një plumb në kokë. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën gjatë rrugës.

Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, ndërsa rezultatet e ekspertizës pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e krimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!