Policia e Kurbinit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Ilirjan Lika.
Sipas njoftimit, rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Lika është qëlluar me plumb në kokë. Ai kishte precedent penal dhe njihej me disa mbiemra, Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure./abcnews.al



