Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Perëndimi, i bindur të mbrojë Shqipërinë”, Çupi: Kemi kundër edhe shqiptarë jashtë territorit gjeografik!

schedule18:37 - 9 Korrik, 2026

schedule 18:37 - 9 Korrik, 2026

Analisti Frrok Çupi u shpreh se vendi ka vetëm dy alternativa: të vazhdojë rrugën drejt Evropës ose të orientohet drejt modeleve që, sipas tij, përfaqësohen nga Irani dhe Palestina.

Analisti tha se zhvillimet aktuale nuk janë të rastësishme, duke i lidhur ato me rritjen e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe me marrjen e drejtimit të NATO-s. Sipas tij, Perëndimi është i vendosur të mbrojë Shqipërinë dhe pozicionin e saj strategjik.

Çupi kritikoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe partinë VLEN, duke pretenduar se qëndrimet e tyre janë kundër interesave të Shqipërisë.



“Janë ekstremë. Fakti që janë angazhuar të hyjnë në Shqipëri, qëndrimi i tyre është ekstrem nacionalist. Ky është problemi, që ne jemi të rrethuar nga ata.
Ne kemi vetëm veten dhe Evropën; o shkojmë në Evropë, o shkojmë në Iran dhe në Palestinë. Kemi kundër edhe shqiptarë jashtë territorit gjeografik. Ky moment vjen kur Shqipëria është në ngjitje dhe merr drejtimin e NATO-s.

NATO është në Shqipëri. Jo rastësisht ndodhin të gjitha këto. Perëndimi është i bindur të mbrojë Shqipërinë, qoftë edhe kundër vëllezërve të vet. Voton prapë Albin Kurtin, partia VLEN janë kundër Shqipërisë.

Ky është problem i madh dhe i qartë. Kemi një kryeministër, të vetmin që e ka siguruar këtë pozicion të Shqipërisë në BE dhe na garanton bota, jo vëllezërit.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!