Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodra magjeps australianët/ Shtohen vizitorët, të huajt vlerësojnë natyrën dhe atmosferën

schedule14:51 - 9 Korrik, 2026

schedule 14:51 - 9 Korrik, 2026

Shkodra, një qytet me gjallëri, ku sheshet e hapësirat e argëtimit janë të mbushura me vizitorë vendas e të huaj, ndërsa ata që kryesojnë këtë vit janë australianët.

“Jam nga Melbourne, Australi.Më pëlqen shumë.Birra është e lirë.Ishim në Theth para disa ditësh dhe ishte e jashtëzakonshme.Notuam në Syrin e Kaltër dhe në lumenjtë përreth.Ka qenë noti më i bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time. E kam seriozisht” thotë ajo.

Të ardhur nga Australia e largët, Shqipëria për ta është një destinacion që ruan ende autenticitetin dhe ofron eksperienca të veçanta larg turizmit masiv. Alpet Shqiptare, Thethi, Lumi i Shalës dhe Syri i Kaltër janë ndër vendet që kanë lënë mbresa të forta tek vizitorët, ndërsa kuzhina tradicionale dhe mikpritja e banorëve konsiderohen ndër elementët që e bëjnë udhëtimin edhe më të veçantë.



“Jemi nga Australia. Na pëlqen jashtëzakonisht shumë.Ushqimi është i shkëlqyer, njerëzit janë kudo dhe vendi është shumë i bukur.Po kalojmë një kohë fantastike. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, ushqimi është i mirë dhe me çmime të lira.Mendoj se ky qytet ka shumë gjallëri.Kemi bërë shumë postime në Instagram për t’u treguar miqve tanë sa i bukur është ky vend.Na pëlqen shumë.Do t’ua rekomandonim të gjithëve të vizitojnë Shqipërinë, sidomos Shkodrën.”

Shumë prej tyre shprehen se do ta rekomandonin Shqipërinë dhe veçanërisht Shkodrën tek të afërmit dhe miqtë, ndërsa shprehen se do të riktheheshin sërish për të zbuluar më shumë nga veriu I vendit.

“Jam nga Sidnei, Australi.Po, më pëlqen shumë.Sapo kemi mbërritur sot dhe kjo rrugë është shumë e bukur.Nesër do të bëjmë një ecje në mal dhe besoj se do të jetë fantastike.100% do ta rekomandoja.”

Rritja e interesit për Shkodrën po reflektohet edhe në tregun e akomodimit. Sipas të dhënave nga platformat e rezervimeve afatshkurtra, qyteti ka shënuar një rritje të ndjeshme të kërkesës nga turistët ndërkombëtarë, ndërsa të dhënat e Bashkisë Shkodër tregojnë një rritje prej 25 për qind të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!