Egnatia mori një rezultat pozitiv në transfertë, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, duke barazuar 1-1 me Petrokub.
Në stadiumin “Zimbru”, kampionët e Shqipërisë arritën të shmangin humbjen, edhe pse luajtën të gjithë pjesën e dytë me një futbollist më pak.
Moldavët kaluan shume shpejt në avantazh me Popeskun, pas gabimit te Aleksit.
Reagimi i zigjelbërve erdhi në minutën e 35-të, kur Kryeziu riktheu baraspeshën.
Pak para pushimit, kapiteni Aleksi u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë, Petrokubi ushtroi presion të vazhdueshëm, por Dajsinani bëri disa pritje vendimtare për të ruajtur rezultatin.
Kualifikimi në raundin pasardhës do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.



