Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daku kthehet “bomber”/ Sulmuesi shqiptar shënon dy gola dhe i jep fitoren Spartakut

schedule13:10 - 16 Tetor, 2026

schedule 13:10 - 16 Tetor, 2026

Mirlind Daku është kthyer sërish në rolin e “bomberit”. Dy gola për sulmusin e kombëtares së Shqipërisë, që ndihmoi Spartakun e Moskës të marrë një fitore të vështirë 4-2 kundër Rodina në Kupën e Rusisë.

Daku ndryshoi rrjedhën e një sfide që po shkonte keq për skuadrën e tij, e cila e mbylli pjesën e parë në dizavantazh 2-1. Në fraksionin e dytë, futbollisti kuqezi mori skenën duke nisur nga minuta e 48-të, kur shënoi golin e barazimit dhe të parin personal.

Daku përsëriti vetën sërish në të 64-ën, duke gjetur rrugën e rrjetës për përmbysjen e rezultatit në favor të skuadrës së tij. Vetëm në shtesë, Spartak i Moskës vulosi fitoren me një tjetër gol, për të siguruar edhe vendin e parë në grupin e tij në Kupën e Rusisë.



Pas ndeshjes së fundit, Mirlind Daku ngjitet në kuotën e tre golave, që pas transferimit te Spartak i Moskës në merkaton e verës, ndërsa numëron gjithashtu edhe dy asistime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!