Mohamed Salah dhe skuadra e tij egjiptiane u afruan shumë me triumfin, por kur menduan se kishin prekur qiellin, “Zotat” në këtë rast ata të futbollit, Lionel Messi dhe Argjentina i kthyen me këmbë në tokë.
Kampionët e Botës në fuqi realizuan një përmbysje të madhe në një prej sfidave më të bukura të Botërorit, pasi e panë veten në dizavantazhin e dy golave dhe në 13 minuta e kthyen atë në avantazhin 3-2, për të siguruar biletën për në çerekfinalet e turneut.
Në emisionin “Futbol jo Soccer” në ABC News, arbitri Uvil Zajmi tha se Argjentina ka probleme.
Ndërsa trajneri Ledio Pano deklaroi se Argjentina e ka të vështirë pa Messin në formë.
Uvil Zajmi: Minuta 79 ka pasur dy situata, e para e konsideruan ndeshjen e fituar. E dyta, e konsideruan të eleminuar. Rastësia e solli. Nuk është ajo Argjentinë. Në dy ndeshje pëson 4 gola, tregon se ka probleme. Trajneri tha, ishte rastësia, jo merita ime që ndërrova lojtarët.
Ledio Pano: Zvicra e ka plotësuar objektivin, luan me historinë. Ka përballë një ekip argjentinas, që ka probleme. Për mua, Zvicra do e ketë më të lehtë me Argjentinën, sesa me Kolumbinë. Zvirca ëhtë njësoj si Egjipti. Egjipti i ishte i kualifikuar deri në minutën e 80. Po nuk doli në pah Mesi, kjo Argjentinë është e mbaruar. Egjipti e kishte mendjen te padrejtësitë e gjyqtarit, për mua ishte çdo gjë e rregullt. Ata u morën më tepër me arbitrin, e harruan që po fitonin 2-0, harruan edhe Messin./abcnews.al



