Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca apelon në FIFA/ Nënkampionët e botës kërkojnë t’i hiqet kartoni i verdhë yllit Olisé

schedule22:17 - 6 Korrik, 2026

schedule 22:17 - 6 Korrik, 2026

Tashmë loja u hap. Përderisa FIFA pezulloi kartonin e kuq ndaj amerikanit Balogun, përse të mos kenë të drejtë të tjerët të kërkojnë? Këtë gjë po e bën Franca e cila ka apeluar në “qeverinë botërore të futbollit” për t’iu hequr kartoni i verdhë yllit të saj, Majkëll Olize.

Mesfushori i shkëlqyer ofesiv e mori paralajmërimin në sfidën ndaj Paraguajit në raundin e tretë të Kupës së Botës, dhe pamjet e përsëritura me ngadalësim tregojnë se lojtari kundërshtar simuloi.

Ai bëri sikur u godit dhe u rrëzua vetë, ndërsa nuk e preku askush. Federata Franceze e Futbollit dhe mediat në Paris e qytetet e tjera të mëdha transalpine u skandalizuan nga arbitrimi I uzbekut Tantashev, I cili nuk reagoi aspak ndaj aksioneve të rrezikshme të futbollistëve paraguajanë ndaj atyre francezë, si ndaj Mbapesë, Olizesë apo Kunde.



Jo vetëm kaq, por Paraguaj nuk mori asnjë të verdhë, ndërsa francezët morën 3 të verdha për ndërhyrje shumë më pak të qëllimshme. Trajneri Dide Deshamp madje deklaroi pas ndeshjes se stafi teknik kundërshtar lëshoi sharje të rënda edhe ndaj pjesëtarëve të familjes së tij, aq sa u dukën si të droguar.

Franca fitoi 1-0 me gol të shënuar me penallti nga Kilian Mbape në 70’, dhe në 9 korrik do të luajë çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut në Boston./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!