Në emisionin “War Report”, ekspertët Xhavit Shala dhe Ledion Krisafi kanë analizuar zhvillimet e fundit në luftën e Ukrainës dhe pritshmëritë nga samiti i NATO-s. Shala theksoi se Ukraina po kryen goditje të mëdha strategjike që po e vënë në pozitë shumë të vështirë Presidentin Putin, duke sjellë luftën në pragun e derës së popullit rus.
Ai shtoi se rikthimi i Presidentit Trump në misionin për vendosjen e paqes përbën një shans të mirë për procesin. Nga ana tjetër, Krisafi nënvizoi se që rusët të ulen seriozisht në bisedime duhet të pësojnë goditje që t’i detyrojnë të lëshojnë territor.
Megjithatë, ai paralajmëroi se Putin mund të ndërmarrë së shpejti një lëvizje të madhe ushtarake për të mbrojtur imazhin e tij.
Xhavit Shala: Një nga pikat kryesore që do të merret samiti i NATO-s është lufta në Ukrainë. Në një farë mënyrë do të ketë një mbështetje të madhe nga vendet e BE. Nuk është më Ukraina e viteve të mëparshme, po bëjnë goditje të mëdha, strategjike. Mund të flasim për një Krime të errët. Po e vë në pozitë shumë të vështirë Presidentin Putin. Goditjet nga ana e Ukrainës kanë qenë të jashtëzakonshme. Edhe populli rus nuk është më sinergji në këtë konflikt, por e ka luftën në pragun e derës. Është një shans i mirë që presidenti Trump iu rikthye misionit për të vendosur paqen në Ukrainë.
Ledion Krisafi: Që rustë të ulen seriozisht në tavolinë duhet që të vuajnë, në mënyrë që të lëshojnë pak më shumë territori dhe të arrihej një marrëveshje. Nëse Ukraina vazhdon që të dobësojë Rusinë kjo është një fitore për SHBA. Ka një problem, mund të ndodhë e kundërta dhe po shoh që në Rusi po ndodh e kundërta. Vladimir Putin duhet të bëjë diçka të madhe në këto momente sepse ia kërkon imazhi. Diçka e madhe do të ndodhë, por se çfarë do të jetë kjo mbetet për t’u parë.



