Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parandalohet ngjarje kriminale në Vaun e Dejës/ Arrestohet 38-vjeçari, iu gjet minë me telekomandë

schedule14:42 - 5 Korrik, 2026

schedule 14:42 - 5 Korrik, 2026

Një operacion i Policisë së Shtetit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vau të Dejës, duke çuar në arrestimin e një 38-vjeçari që transportonte një minë me telekomandë të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Operacioni policor i koduar “Remote” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas Policisë, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Stajkë u ndalua për kontroll automjeti me të cilin udhëtonte i dyshuari. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një minë me telekomandë, e lidhur me një telefon celular për shpërthim në distancë. Gjithashtu, si prova materiale u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.



Në përfundim të veprimeve të para procedurale, në pranga u vu shtetasi 38 vjeç, Euglen Buraku banues në Spitallë të Durrësit.

Ndërkohë, Policia shpalli në kërkim shtetasin 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar destinacionin dhe qëllimin e transportimit të lëndës plasëse, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!