Argjentinës iu desh një mrekulli për të shmangur mrekullinë më të madhe në historinë e Kupave të Botës.
Kampionët në fuqi të planetit mundën 3-2 pas kohëve shtesë Kepin e Gjelbër, në betejën më klasike të “Davidit” me “Goliadhin”.
Në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, gazetari sportiv, Fatmir Mneri tha se në këtë ndeshje, nuk ishte Argjentina që pritej.
Ndërsa specialisti i futbollit, Artur Çobani deklaroi se Kepi i Gjelbër luajti i barabartë përballë kampionëve në fuqi të botës.
Fatmir Mneri: Sigurisht nuk pritej paraqitja e Kepit në një nivel të tillë. Ndoshta lidhet me uljen e nivelit të Argjentinës, ka humbur mjaft pikë në pritshmëritë. Kepi arriti të frenojnë Argjentinën. Nuk e di nëse ai ritëm që imponoi Argjentina ishte zgjedhje e tyre taktike. Nuk ishte Argjentina që pritej. E kemi ekzagjeruar kur kemi thënë Argjentina luan për Messin. Dje, Messi luajti për Argjentinën.
Artur Çobani: Prisnim diçka tjetër nga ndeshja. Një skuadër modeste, por mjaft e sigurt në lojën e saj. Shkoi e barabartë deri në fund të kohës shtesë. Argjentina, me këtë ndeshje që bëri, është vetëm Messi. Me lojtarë të tillë, Argjentina e meritonte të ikte që dje. Këta nuk janë në nivelin e duhur në këtë kampionat botëror. Të jenë dy mesfushorë dhe të mos japin asnjë pasim, pasimi për Messin erdhi nga një mbrojtës. Ky ekip nuk është Argjentina për të dalë kampion bote. Me atë që pashë dje, ishte rrezikim shumë i madh. Kepi i Gjelbër për pak sa nuk barazoi në fund./abcnews.al



