Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dobësohet euro, thyen rekorde/ Arrin nivelin më të ulët, këmbehet me 93.8 lekë

schedule14:52 - 4 Korrik, 2026

schedule 14:52 - 4 Korrik, 2026

Euro vijon të humbasë vlerë ndaj lekut. Në tregun vendas, monedha europiane këmbehet me rreth 93.88 lekë, nga afro 98 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo  tregon një rënie prej mbi 4 për qind, duke konfirmuar forcimin e vazhdueshëm të monedhës shqiptare. Ky rezulton se është një ndër nivelet me minimale që monedha europiane ka regjistruar përballë lekut shqiptar.

Nëse bëjmë një krahasim rezulton se  një qytetar që këmben 100 euro aktualisht merr 420 lekë më pak nëse do  ta  krahasonim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur euro këmbehej me 98 lekë.

Agjentët e tregut  por edhe Banka e Shqipërisë e lidhin këtë zhvillim me rritjen e ofertës së euros në treg, të nxitur nga sezoni turistik, remitancat e emigrantëve dhe investimet e huaja. Ndërkohë, kërkesa për valutë mbetet e moderuar, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit.



Zhvlerësimi i euros sjell përfitime për konsumatorët dhe bizneset importuese. Pasi produktet e importuara, lëndët e para dhe shërbimet e paguara në euro kushtojnë më pak në lekë, duke ndikuar pozitivisht në uljen e kostove dhe duke frenuar presionet inflacioniste.

Po ashtu një ndikim pozitiv forcimi i monedhës kombëtare ka edhe dhe për ata individë apo biznese që kanë kredi në euro pasi paguajnë më pak për këstet.

Por situata është më sfiduese për eksportuesit, sektorin e turizmit dhe familjet që sigurojnë të ardhura nga remitancat pasi fitojnë më pak nga konvertimi I euros.

Ekspertët vlerësojnë se ecuria e kursit të këmbimit do të varet nga flukset valutore gjatë muajve në vijim, si edhe nga zhvillimet në ekonominë vendase dhe atë europiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!