Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Menaxheri i “Vita”: Garantojmë cilësinë e produkteve

schedule21:51 - 3 Korrik, 2026

schedule 21:51 - 3 Korrik, 2026

Fabrika e qumështit “Vita” ka deklaruar se të gjitha produktet e saj janë të sigurta dhe cilësore për konsum, duke theksuar se konsumatorët mund t’i përdorin ato pa asnjë dilemë.

Kompania, e cila një ditë më parë vendosi vetë të pezullojë përkohësisht aktivitetin pas një inspektimi të jashtëzakonshëm, thotë se është e gatshme t’i rikthehet menjëherë punës sapo të publikohen rezultatet e analizave të mostrave të marra nga institucionet përgjegjëse.

Nga “Vita” theksojnë se nuk kanë kundërshtime ndaj inspektimeve, pasi ato janë zhvilluar vazhdimisht edhe më parë. Megjithatë, sipas tyre, shqetësimi lidhet me mënyrën se si është realizuar inspektimi i fundit dhe përbërjen e ekipit që ka zbatuar urdhrin.



Sa u përket pretendimeve për përmbajtjen e produkteve, kompania ka mohuar se bëhet fjalë për diçka të pazakontë, duke theksuar se përbërës të ngjashëm përdoren edhe në produkte të markave të njohura ndërkombëtare.

“Vita” gjithashtu bën të ditur se e gjithë dokumentacioni i saj është në rregull dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që rezultatet e analizave laboratorike të bëhen publike sa më shpejt, në mënyrë që të sqarohet situata dhe të shmangen spekulimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!