Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meksika kujton “lavdinë”/ Kombëtarja e vendit organizator kualifikohet në Botëror

schedule09:07 - 1 Korrik, 2026

schedule 09:07 - 1 Korrik, 2026

U desh të pritej një orë, por ia vlejti. Një stuhi goditi kryeqytetin e Meksikës, dhe kombëtarja e vendit organizator u vonua në fitoren e saj të parë në fazat me eliminim direkt në një Botëror që nga viti 1986.

Suksesi ishte 2-0 ndaj Ekuadorit. Edhe atëherë kupa e botës u mbajt në Meksikë, dhe gjithashtu meksikanët i luajtën ndeshjet në stadiumin e tyre mitik, “Azteka”, në kryeqytet, me përjashtim të duelit fatkeq ndaj Gjermanisë në çerekfinale që ishte në Monterrei.

Në “Azteka” këtë herë pati rreth 81 000 tifozë, jo mbi 114 000 si 40 vjet më parë, por edhe kaq mjaftuan. Meksika ishte gjatë gjithë kohës shumë më lart se ekuadorianët, edhe pse këta të fundit arritën një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në grup.



Fillimi i vendasve ishte i shkëlqyer me golat e shënuar nga Hulian Kinjones në 22’ dhe pastaj Raul Himenez në 31’. Kinjones ishte edhe autor I asistit të rrjetës së dytë.

Të besuarit e trajnerit Havier Agirre e merituan, edhe pse Ekuadori e mbajti më shumë topin. Ata bënë dyfishin e gjuajtjeve, madje goditjet brenda portës ishin 3-1.

Jo vetëm kaq, por meksikanët kanë 4 fitore në 4 ndeshje në këtë Botëror, nuk kanë pësuar asnjë gol, ndërsa në 5 qershor do të presin në “Azteka” ose Anglinë, ose Kongon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!