32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.
Mësohet se mjeti ishte lënë me çelësat brenda në fshatin Leshnicë. 32-vjeçari e mori automjetin dhe u largua në drejtim të aksit rrugor Pogradec–Qafë Thanë.
Vetëm pak minuta më vonë, ai u përfshi në një aksident të rëndë pranë fshatit Pojskë. Si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, pronari i automjetit kishte denoncuar vjedhjen në Komisariatin e Policisë Pogradec. Nga veprimet hetimore rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte i njëjti person që humbi jetën në aksident.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



