Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kokaina në Frakull/ GJKKO dënon me 14 vite burg ‘kimistin’ kolumbian, Rodriguez

schedule12:44 - 30 Qershor, 2026

schedule 12:44 - 30 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Rodriguez për të cilin prokurori Adnan Xholi kishte kërkuar po kaq vite heqje lirie sa vendosi GJKKO, u gjykua në mungesë në Shqipëri, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia.

Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar nga autoritetet kolumbiane, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës në Frakull.



Sipas dosjes hetimore, kolumbiani dyshohet se kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!