Në këtë Botëror, të paktën deri në fundin e fazës së grupeve, dy gjera janë të sigurta: Messi shënon dhe Argjentina fiton.
Kampionët e botës në fuqi nuk zhgënjyen as në sfidën e tretë të Grupit J, duke mundur 3-1 Jordaninë, për të mbyllur me pikë të plota raundin e parë të turneut.
Asnjë problem për argjentinasit, megjithëse Messi e nisi ndeshjen nga pankina. Shokëve të tij iu mjaftoi pjesa e parë për të vrarë garën.
Në minutën e 19-të, Lo Celso shbllokoi rezutatin, duke I dhuruar epërsinë Argjentinës.
Për reagimin e Jordanisë nuk mund të flitet, ndërsa amerikano jugorët gjetën edhe golin e qetësisë. Në minutën e 31-të, Lautaro Martinez dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë, ndërsa ky ishte goli i parë për sulmuesin e Inter në Kupë Bote.
Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit jordanezët u kthyen në ndeshjes në minutën e 55-të.
Për suprizën e të gjithëve, Tamari ngushoti diferencën, duke i kushtuar argjentinasve golin e parë të pësuar në tre ndeshje. Por shpresat e Jordanisë për një rezultat historik do të shuheshin kur në fushë do të hynte “Madhëria e tij” Lionel Messi.
“Pleshti” u aktiviua në të 60-ën, ndërsa priti 20 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.
Leo vulosi fitoren e Argjentinës me golin e tretë dhe të gjashtin personal në këtë ndeshje, duke I lejuar atij të thellojë sërish rekordin si lojtari me më shumë realizime në historinë e Botëroreve me 19 të tillë dhe diferencën me rivalët në garën për “Këpucën e Artë” në këtë Kupë Bote.
Me këtë fitore, kampionët në fuqi rritin kuotat në misionin për të mbrojtur trofeun, ndërsa në raundin e parë me eliminim direkt do të përballen të shtunën e katër korrikut kundër Kepit të Gjelbërt, suprizës së madhe të këtij Botërori.


